KOÇI (koka) Rita
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1930, në Firence, Itali. U arrestua më 1950. Pas një viti hetuesi me tortura, u dënua me 10 vjet burg, me akuzën: “Organizatore grupesh në shkolalt e mesme, agjitacion e propagandë me shkrim e me gojë, kundër pushtetit popullor.” Në burgun e Burrelit u takua me babain e saj. Ajo ishte vajza e Sami Kokës [shih], i dënuar nga Gjyqi Special (1945). Pas burgut u martua me bashkëvuajtësin në burgun e Burrelit, Xhorxhi Koci. Familja e tyre vuajti më tej disa vite internim në Kullë të Durrësit. Çifti Koci pati 4 fëmijë, tri vajza e një djalë. Fatkeqësisht, djali i tyre i vetëm u vra kur ishte ushtar, kur shërbente në Brigadën e Punës, si fëmijë i të dënuarve politikë apo me biografi të keqe. Më 1998, u largua nga Shqipëria. www.voal-online.ch

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]