KOÇIAJ Xhevit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1888, në Vlorë. Më 2 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës, e dënoi si «kriminel lufte» dhe «armik i popullit», sepse «ka qenë anëtar i Organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar», «kryetar i çetës së Sevasterit», «vegël e fashizmit në lidhje me armiqtë e popullit Skënder Muça, Hysni Lepenica dhe eksponentë të tjerë të Ballit Kombëtar«, «ka treguar aktivitet në përçarjen e popullit», dhe «në sabotimin e luftës Nacional-çlirimtare», «informator i fashizmit» dhe «armik i betuar i luftës Nacional-çlirimtare». «Me kapitullimin e Italisë, çetën e vet ia besoi Beqir Skëndos, dhe vetë erdhi në Vlorë, duke bashkëpunuar me Ballin Kombëtar», ka marrë pjesë në «agjitacion me mercenarët e armikut duke kryer grabitje, vjedhje dhe torturime». Për të gjitha këto arsye u dënua me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 96.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]