KODRA Astrit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1959, në Tiranë. Më 7 prill 1979, me vendim nr. 26, Gjykata Ushtarake e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacon e propagandë kundër shtetit» dhe «largim pa leje nga reparti» dhe e dënoi me 8 vjet heqje liri. Iu fal dënimi me dekret nr. 6656, datë 28 tetor 1982. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 41-42.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]