KODRA Gani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1929, në Tiranë. Më 5 shtator 1983, me vendim nr. 8, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», «pjesëmarrje në organizatë kundra revolucionare», «veprave terroriste në fazën e përgatitjes», «sabotim» dhe «agjitacion e propagandë kundra pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, heqjen e dekoratave dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Katër ditë më parë, më 1 shtator të po atij viti, po kjo gjykatë kish vendosur që Gani Kodra, së bashku me të pandehurit e tjerë, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Ali Çeno, Xhavit Ismail Aga etj., të dëmshpërblenin buxhetin e shtetit me shumën 1.219.764 lekë (një milion e dyqind e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatë qind e gjashtëdhjetë e katër), dhe vërtetimin e sekuestros të vënë nga organi i hetimit mbi pasurinë vetjake të secilit. F. 1, V. 2014, D. 14, f. 209-210.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]