KODRA Haki
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Dibër. U diplomua për ekonomi në universitetin e Zagrebit, Kroaci. Pas lufte punoi pak si nëpunës, ndërkohë ndihmonte familjet e të arratisurve. U arrestua më 20 shkurt 1951 dhe u pushkatua pa gjyq gjashtë ditë më vonë, së bashku me 21 intelektualë të tjerë, me rastin e incidentit të sajuar të bombës në ambasadën sovjetike. Në hetuesi deklaroi: “Nuk pranoj fare të kem qenë armik. S’kam bërë asnjë faj, më kanë arrestuar kot.” Uran Butka, Bombë në ambasadën sovjetike, (Tiranë: ASD, 2008), 150-53; AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 357.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]