KODRA Sabri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1930, në Shënkoll, Tiranë. Më 15 shkurt 1975, me vendim nr. 53, Gjykata Tiranë e dënoi për «kalim të paligjshëm të kufirit», me 5 vjet burg. Ndërsa ishte në burg, më 4 nëntor 1975, me vendim nr. 73, Gjykata Mirditë, e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» me 10 vjet burg. Me bashkim dënimesh iu bënë 13 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 728.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]