KODRA Shyqyri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1920, në Tiranë. U arrestua më 29 tetor 1946, dhe më 7 prill 1948, me vendim nr. 221, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «faje penale kundra shtetit» dhe e dënoi me 7 vjet privim lirie, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave civile politike baraz me kohën e ndëshkimit. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dënimi iu zbrit në 4 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 219-220.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]