KODRALETI Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Pejë. Më 30 mars 1956, me vendim nr. 33, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut me anë të tentativës së arratisjes» dhe e dënoi me 7 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 115-116.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]