Kokëdhembja e tensionit

Kokëdhembja e tensionit
(Term neurologjik – Mjekësia)

Kokëdhembja e tensionit është forma më e shpeshtë e kokëdhimbjës. Shkaktari është i panjohur. Një hipotezë potencon sensitivitetin abnormal ndaj dhimbjës në kompleksin trigeminal-nuklear. Pacientët ankohen për një dhembje therrëse dhe shtypëse në kokë, që është difuze me intensitet mesatar dhe pa përkeqësime gjatë aktiviteteve fizike. Forma episodike është kur pacienti ka kokëdhimbje më pak se 15 ditë në muaj, ndërsa forma kronike mbi 15 ditë në muaj. Episodet zgjasin nga 30 minuta deri në disa ditë. Rekomandohet ndryshimi i jetesës, largimi i substancave që shkaktojnë kokëdhimbje si alkoholi dhe duhani. Të bëhën ushtrime, të bëhet gjum i rregullt, reduktim i stresit. Nëse nevojitet terapi atherë antidepresiv triciklik, pastaj â-bllokator ose tizanidinë.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]