KOKA Haki
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1916, në Gusmar të Tepelenës. Më 30 dhjetor 1992, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike në nëntor të vitit 1943. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 30-31.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]