KOKA Sefer Hamza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Bolenë, Vlorë. Arrestuar më 28 prill 1951. Më 10 qershor 1951, me vendim nr. 42, Gjykata Speciale e Sigurimit e dënoi se «ka marrë trakte me përmbajtje armiqësore dhe i ka riprodhuar ato, ka bërë biseda për arratisje jashtë shtetit dhe situatën në favor të imperializmit anglo-amerikan» me 10 vjet burg. Liruar më 4 shkurt 1958. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 281-282.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]