KOKLA Tefik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Nartë, Gramsh. Më 19 nëntor 1945, me vendim nr. 204, Gjykata Ushtarake Berat e dënoi si «armik i popullit» me 20 vjet burg. Më 1947 është arratisur nga burgu ku është ndjekur nga forcat e Sigurimit. Më 1952, së bashku me një persona nga Vlora, u rrethua nga forcat e Sigurimit në fshatin Kokël, të Gramshit. U vra në përpjekje me forcat e Sigurimit dhe trupi i tij u nxor në sheshin e qytetit të Gramshit, ku u la 2-3 i ekspozuar për terrorizimin e qytetarëve. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 73-74.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]