KOLA Dedë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1910, në Pukë. Më 14 qershor 1952, me vendim nr. 101, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «strehim dhe furnizim të kriminelëve» dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. U arrestua sërish më 1963, dhe më 16 nëntor të po atij viti, me vendim nr. 49, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 268-269.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]