KOLA Gani Bilal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1930, në fshatin Macukull të Matit. Anëtar i çetës antikomuniste të Bilal Kolës [shih], babait të tij, që veproi në Mat, Mirditë e Dibër mes viteve 1945-1948. Më 1948 u largua nga Shqipëria, së bashku me anëtarë të tjerë të familjes Kola, por u arrestua në Shkup nga UDB-ja jugosllave, dhe u pushkatua pa gjyq, më 31 dhjetor të vitit 1948.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]