(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1956, në Milot. Më 4 janar 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të dënimit me burg për arsye politike, prej 10 shtator 1977 deri më 28 tetor 1989; me vendim nr. 177, datë 30 nëntor 1977 të Gjykatës Ushtarake Tiranë. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 267-268.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]