(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1938, në Sarandë. Është dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 17, më 27 tetor 1992, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Saranda në Cërrik, prej 15 maj 1951 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 125, 297-298.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]