KOLA Liza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1935, në Mirditë. Babai saj dhe dy vëllezër të pushkatuar nga regjimi komunist. Është internuar për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 22, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mirdita në Berat dhe Tepelenë, prej 1 korrik 1945 deri më 31 dhjetor 1951. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 250-251.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]