KOLA Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1895, në Dushk të Pukës. Më 1 shtator 1945, me vendim nr. 192, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 3 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 256-257.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]