KOLA Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1944, në Pukë. Më 11 mars 1963, me vendim nr. 28, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes» dhe e dënoi me 14 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë. Më 12 maj 1977, me vendim nr. 23, Gjykata e Pukës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg. Më 23 mars 1978, me vendim nr. 14, Gjykata e Mirditës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 18 vjet burg. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 258-259.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]