KOLA Prenk
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1895, në Dukagjin, Shkodër. Më 27 shtator 1945, me vendim nr. 217, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e sabotimit e luftës dhe si armik i popullit» dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë. Më 11 tetor 1945, me vendim nr. 311 Gjykata e Lartë e ndryshoi dënimin në burgim të përjetshëm. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 131-132.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]