KOLECI Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Burrel. Xhandar, me shërbim në Lushnjë. Më 1943 ra në përpjekje me forcat komuniste dhe u vra. Më 25 nëntor 1994, me vendim nr. 337, Gjykata Mat vendosi njohjen e faktit të vrasjes për motive politike nga forcat komuniste në 18 gusht 1943. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 793-795.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]