KOLECI Tahir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Burrel. Ka qenë pjesëtar i forcave të Abaz Kupit. U vra nga partizanët gjatë kthimit për në shtëpi. Më 1994, Gjykata e Matit vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes pa gjyq, për motive politike, 14 shtator 1944. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 264-265-266; Gazeta 55, 28 nëntor 2014, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]