KOLIQI Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1908, në Berishë të Pukës. Më 19 shkurt 1952, me vendim nr. 38, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «strehim të kriminelëve dhe agjentëve të ardhur nga Jugosllavia» dhe e dënoi me 3 vjet burg dhe punë të detyruar. U arrestua sërish më 1963, dhe më 16 nëntor të po atij viti, me vendim nr. 49, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 231-232.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]