KOLZIU Gjela Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1930, në Kaçinar, Mirditë. Është internuar për motive politike. Më 16 janar 1992, me vendim nr. 2, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mirdita në Tepelenë, prej 5 janar 1950 deri më 10 nëntor 1952. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 669-670.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]