(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1884, në Pepel të Gjirokastrës. U arrestua më 25 gusht 1945, dhe më 16 tetor të po atij viti, me vendim nr. 286, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor si «pjesmarrës në organizatën tradhëtare të Ballit Kombëtar, kriminel lufte dhe armik i popullit», se «ka kaluar kufirin dhe duke qenë bashkëpunëtor me reaksionin e huaj ka sabotuar luftën N. Çl., dhe ka qenë spiun e informator i italianëve» dhe e dënoi me 7 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Në bazë të nenit 51/2 të ligjit 382 , datë 24 dhjetor 1945, dënimi iu kthye në 7 vjet burg dhe punë të detyruar. Me dekret nr. 819, datës 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor u lirua nga burgu. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 308.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit