(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1910, në Sopik, Gjirokastër. Më 16 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «tradhti e lartë, si armik i popullit», me 5 vjet burg, humbjen e të drejtave qytetare e politike, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, pjesërisht të tij. Arrestuar më 17 prill 1957. Më 7 gusht 1957, me vendimin nr. 35, u dënua për «tradhti ndaj atdheut» në formën e arratisjes jashtë shtetit dhe «agjitacion e propagandë», me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 622-623.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit