KONDULI Aleko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në Korçë. Është internuar për motive politike, nga Korça në Lushnjë, prej 14 maj 1954 deri më 3 maj 1955. Më 1968, u internua përsëri, nga Korça në një fshat të po këtij rrethi, prej 14 shkurt 1968 deri më 14 shkurt 1973. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 688-689.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]