KONINI Dhoskë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1888, në Përmet. U dënua për motive politike. Më 16 maj 1994, me vendim nr. 804, Gjykata e Përmetit njohu faktin e vrasjes së tij pa gjyq nga forcat partizane në janar 1944. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 30-31; Gazeta 55, 28 nëntor 2014, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]