(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Korçë. Kreu shkollën tregtare franceze në Bukuresht, punoi si komisioner tregtar. Në rini, shërbeu si krye psalt në Mitropolinë e Korçës. U aktivizua me lëvizjen komuniste, më 1945 u emërua shef i tregtisë në Durrës. U arrestua më 1946, pasi e torturuan 10 muaj në hetuesi, u lirua pa u dënuar. Pas lirimit punoi në ndërtim, por rastisi që një herë u takua me Enver Hoxhën, të cilin e njihte personalisht. “A po vjell vrer kundër Pushtetit, që ke përfunduar në llaç, o Nesti?” e pyeti ai. Pas këtij takimi, u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg për propagandë fetare. Agim Musta, Dosjet e gjalla, (Tiranë: Sh.B. Bilal Xheferri, 1995), 135-36.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit