KOPUSHI Ferit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1924, në Korçë. Është internuar për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Korça në Kamëz (Tiranë), prej 3 janar 1949 deri më 31 dhjetor 1954. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 488-489.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]