KORÇA Iljaz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1906, në Korçë. Më 18 qershor 1953, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «përgatitje për t’u arratisur jashtë shtetit», me 14 vjet burg; «për marrje [punësim] me shërbime të fshehta të regjimit zogist», me 15 vjet burg; dhe «për agjitacion e propagandë» me 8 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 500-501.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]