KORÇA Naime
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1884, në Korçë. Është internuar për çështje politike. Me vendim nr. 26, më 11 dhjetor 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Tirana në Kavajë, prej 1948 deri më 25 gusht 1963. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 625-626.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]