KORAÇI Angjelina
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1931, në Pukë. Më 13 nëntor 1958, me vendim nr. 12, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «krimin e veprave terroriste» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e e të drejtës elektorale për 5 vjet si dhe për «krimin e përgatitjes për tradhëti» me 10 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 470-471.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]