KORBI Liman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1938, në Kukës. Arrestuar më 21 maj 1957. Më 30 shtator 1957, me vendim nr. 130, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për «tradhti ndaj atdheut në formë arratisje jashtë shtetit», me 12 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës për 3 vjet. Liruar 23 qershor 1964. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 147; D. 16, FL. 231-232.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]