KOROCKA Mustafa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1919, në Vlorë. Më 21 prill 1970, me vendim nr. 33, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut» dhe e dënoi me 20 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë. Në bazë të nenit 139/a të K.P. u dënua me 18 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 25 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 305-306.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]