KOSHENA Dervish
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1907, në Vlorë. Gjatë luftës ishte anëtar i çetës së Ballit, Dukat. U arrestua më 9 prill 1953, dhe më 14 korrik 1953, me vendim nr. 41, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak e deklaroi fajtor për «krimin e pjesëmarrjes në një organizatë tradhtare» dhe e dënoi me 15 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 258-259; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 131.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]