KOSHI Sadi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 2 janar të vitit 1903, në Elbasan. Më 5 dhjetor 1964, me vendim nr. 76, Gjykata e Qarkut të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 357-358.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]