KOSMAÇI Anton
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Veprimtar politik, Ministër i Drejtësisë (18 janar-11 shkurt 1943 dhe 11 maj-10 shtator 1943). Lindi më 1898, në Jugosllavi. Më 13 prill 1945, Gjykata Speciale, e dënoi për «krime lufte», me 30 vjet burg. Shpehimisht vendimi thotë: “Për kriminelët e luftës ose armiqtë e popullit: Sokrat Dodbiba, Mihal Zallari, Ethem Cara, Ndoc Naraçi, Andon Kozmaçi, Lazër Radi, Sami Koka, Sulejman Vuçiterni,” gjykata i dënon me “nga 30 vjet burg e punë të deryerueshme.” Liruar më 24 prill 1962. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 757-758; Pjetër Pepa, Dosja e Diktaturës, (Botimet KUMI: Tiranë, 2009) 12.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]