(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1923, në Gjirokastër. Më 25 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «kriminel lufte», se «ka bashkëpunuar me Ballin Kombëtar, ka qenë autor në arrestime dhe tortura të popullit të pafajshëm, si armik i popullit ka marrë pjesë me armë kundër ushtrisë së popullit. Në fillim ka qenë me lëvizjen, më vonë ka dezertuar duke u lidhur në organizatën tradhtare të Ballit Kombëtar, duke propaganduar për shtimin e rradhëve të saj». Për këto arsye u dënua me 20 vjet burg, 5 vjet punë të detyruar, dhe humbjen e të drejtave politike dhe qytetare për 5 vjet. Më 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 7 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 510-511.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit