KOSTANDINI Sotir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1903, në Sarandë. Më 20 mars 1957, me vendim nr. 10, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me diversantët» dhe «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 10 vjet e 6 muaj heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 118-119.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]