KOTE Kostandin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Veprimtar politik, Ministër i Ekonomisë (1942). U lind në Përmet, në vitin 1896. Kreu studimet për Shkenca Politike-Ekonomike në Romë. Mori pjesë në Kongresin e Lushnjës më 1920. Në 1942 u zgjodh Ministër i Ekonomisë. Më 13 prill 1945, Gjykata Speciale e Tiranës e deklaroi «kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje me pushkatim, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave civile-politike. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 221-222.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]