(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1938, në Korçë. Arrestuar më 10 korrik 1956. Më 18 tetor 1956, me vendim nr. 32, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi për «tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit», me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet. Liruar më 28 janar 1963. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, f. 665.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]