(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1932, në Kavajë. Më 23 korrik 1963, me vendim nr. 38, Gjykata e Qarkut të Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e parashikuar nga neni 80/I K.P» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. Në zbatim të dekretit të vitit 1962, dënimi iu zbrit në 5 vjet e 3 muaj heqje lirie. U lirua më 12 shtator 1963, pasi vuan nga një sëmundje psiqike e pashërueshme dhe u la në kujdesin e familjes për mjekim. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 344-345.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]