KOTORRI Vasilika
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Berat. Është internuar për çështje politike. Me vendim nr. 23, më 22 maj 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Durrësi në Tepelenë, prej 10 dhjetor 1949 deri më 10 qershor 1952. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, f. 707-708.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]