KOVAÇI Sotir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1889, në fshatin Ziçisht të Devollit. Më 13 janar 1992, Drejtoria e Administratës pranë Ministrisë së Rendit Publik, vendosi t’i njohë kohën e internimit për 5 vjet kohë nga rrethi i Korçës në rrethin e Fierit. Më 30 maj 1994, Drejtoria e Administratës së Burgjeve pranë Ministrisë së Drejtësisë, i njohu kohën e vuajtjes së dënimit për motive politike, prej datës 19 gusht të vitit 1946 deri më 20 tetor po të këtij viti. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 82-83; F. 1, V. 2014, D. 14, f. 218-219.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]