KOVAÇI Stavri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Korçë. Arrestuar më 16 gusht 1949. Më 29 qershor 1950, me vendim nr. 82, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi për «pjesëmarrje në grup të organizuar, tentativë arratisje dhe agjitacion e propagandë», me 3 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, f. 731

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]