(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1938, në Tiranë. Më 10 nëntor 1956, me vendim nr. 31, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për «kalim të paligjshëm kufiri» dhe e dënoi me 2 vjet burg. Më 30 shtator 1958, me vendim nr. 129, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut» me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 395-396.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]