KRAJA Ernest
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Shkodër. Më 29 dhjetor 1952, me vendim nr. 543, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tentativës për arratisje» dhe e dënoi me 10 burg. Më 21 mars 1978, me vendim nr. 77, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 11 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Më 21 mars 1979, me vendim nr. 3, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «krimin e pjesmarrjes në një oraganizatë kundër revolucionare dhe nacionaliste për të kryer krime kundër shtetit dhe agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 512-513.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]