(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1914, në Peran të Vuçiternës (Kosovë). Më 12 nëntor 1959, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, e dënoi për «agjitacion e propagandë» dhe për «bashkëpunim me bandat e armatosura», me 9 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. U lirua më 4 tetor 1964. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, f. 733-734; AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, f. 708-709.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]