KRESHPA Kujtim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1926, në Vlorë. U arrestua më 8 mars 1946, dhe më 17 gusht 1946, me vendim nr. 26, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor për «krimin e dezertimit nga rradhët e ushtrisë partizane dhe lidhjen me Ballin Kombëtar» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 57-58; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 28.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]